“Dëgjuam zhurmë të tmerrshme kur ra skela”/ Dëshmitarja: Pamë vajzën e mbuluar me gjak, burri ishte pa ndenja

22/01/2024 11:51

Incidenti në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë tmerroi qytetarët që ndodheshin aty pranë, në një rrugë me qarkullim të rënduar.

Një vajzë që u bë dëshmitare e plagosjes së dy kalimtarëve, tregon për Top Channel momentin:

“Isha te kafja lart, ishte një zhurmë e fortë, të gjithë kthyem kokën. Pashë një gocë që ishte mbuluar nga gjaku, të gjithë shkuan ta ndihmojnë. Pashë edhe një burrë të shtrirë në tokë. Ai burri ishte pa ndjenja. Më pas erdhi policia dhe ambulanca”.

Dy personat, babë e bijë, ishin duke ecur, kur janë goditur nga skela. Ata u dërguan në Spitali i Traumës, ndërsa në vendngjarje mbërriti policia dhe ekspertët, që pritet të hetojnë ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA