Blegtorët e Jugut në protestë, bllokohet aksi Kardhiq-Delvinë! Ndër kërkesat e tyre, stabilizimi i çmimit të qumështit

22/01/2024 11:28

Rreth 100 blegtorë kanë bllokuar rrugën nacionale Kardhiq -Delvinë.

Fermerët kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre shumëvjeçare, mbi problematikën e sektorit të lidhura me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve, kufizimin e kullotave.

Blegtorët vijnë nga i gjithë Jugu, që nga Konispoli e deri në malësinë e Tepelenës. Ata kërkojnë të merren masa për stabilizimin e çmimit të qumështit. Ata kërkojnë që çmimi i qumështit të deles të shkojë 200 lekë për litër dhe për qumështin e dhisë 150 lekë për litër.

Ata kërkojnë dyfishimin e subvencioneve nga 1200 lekë për krerë në 2400 lekë për krerë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA