Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të lënë nën sekuestro shoqërinë HEC Drita.
SPAK dyshon që ish-zyrtari i policisë Erzen Breçani i investoi paratë e paligjshme që dyshohet se i kishte fituar i biri, në ndërtimin e HEC-eve.
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, thuhet se Breçani kishte dijeni të plotë mbi aktivitetin e paligjshëm të të birit Eralbi Breçani. Si e dhënë e policisë përmendet aktiviteti tregtar i “HEC DRITA ENERGY” që sipas SPAK ka si administrator të riun, që vijon të jetë në kërkim.
Këto investime janë përftime të paligjshme nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke bërë të mundur shmangien nga raportimi ndaj institucioneve thuhet më tej.
Për SPAK, Breçani u ka dhënë informacione Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanin që të shmangnin komunikimet dhe çdo lëvizje që mund të sillte arrestimin e tyre.
Top Channel