Viktima i dashuruar me vajzën e autorit/ Detaje tronditëse nga vrasja në Burrel, përse ndodhi plagosja në vitin 2013

21/01/2024 10:55

Autori i vrasjes së 52-vjeçarit këtë të diel në fshatin Vig në Burrel është Islam Meta.

Në vitin 2013, viktima, Petrit Kuka i plagosi vajzën. Kuka ishte i dashuruar me vajzën e Islam Metës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan me dikë tjetër.

Për t’u hakmarrë Petrit Kuka e plagosi vajzën kur ajo u fejua dhe prej asaj ngjajrjeje marrëdhëniet kanë qenë konfliktuale mes dy familjeve.

Top Channel