Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar dy persona të moshës së mitur për vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu.
Më 15 janar 2024, në Podujevë, pas një përleshje fizike, dy të dyshuar të mitur e kanë goditur me një shkop tashmë të ndjerin, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Po më 15 janar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “vrasje në tentativë” dhe rasti po hetohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.
Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Top Channel