Netanyahu hedh poshtë të gjitha kushtet e militantëve të Hamasit për një marrëveshje: Sulmet do të vijojnë

21/01/2024 23:01

Mundësia e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit dhe do të sillte lirimin e pengjeve është hedhur poshtë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili hodhi poshtë kushtet e paraqitura nga grupi islamik.

“Unë i hedh poshtë plotësisht kushtet për dorëzim nga monstrat e Hamasit”, tha Netanyahy të dielën duke theksuar se operacioni do të vijojë deri në shfarrosjen totale të terroristëve.

Po ashtu nga ana tjetër, kryeministri izraelit ashpërsoi qëndrimin e tij edhe sa i takon propozimit të bërë nga disa vende mes të cilave shtetet e bashkuara të amerikës për krijimin e një shtetit plestinez.

“Unë nuk do të bëj kompromis lidhur me kontrollin e plotë të sigurisë nga Izraeli në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”, nënvizoi Netanyahu duke dalë kështu kundër edhe deklaratave të bëra më herët nga presidenti amerikan Joe Biden.

Ndërkohë vendimi u kritukua nga Sekretari i përgjithshëmi Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres që e cilësoi të papranueshëm vendimin.

Ndërkohë në Gaza ushtria e Izraelit vijoi ofensivën ndërsa publikoi një video përmes të cilës pretendon se ka zbuluar një rrjet tjetër tunelesh nëntokësore rreth 1 kilometër të gjatë dhe me qeli të vogla.

Ndërkohë nga ana tjetër ministria e shëndetësisë në gaza e drejtuar nga Hamas, tha se nga luftimet kanë humbur jetën deri më tani më shumë se 25 mijë persona.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA