Një turist që vinte nga Kosova është shpëtuar, pasi mbeti i bllokuar në bjeshkët e Doberdolit të alpeve të Valbonës, teksa lëvizte me motor bore.
Ai ishte së bashku me dy persona të tjerë të cilët arritën të shpëtonin vetë, ndërsa për të u desh ndërhyrja e emergjencave civile.
Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës njoftuan se 3 turistë, duke eksploruar alpet e Valbonës kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë nisur kërkimet.
Pas disa orësh kërkime polica së bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, gjetën turistin që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 të tjerët kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.
Top Channel