Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajte pa leje ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.
Operacioni për kapjen e tij u bë nga komisariati i policisë Pukë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.
Në zbatim të planit të masave të hatuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale ra në pranga Kastriot Gega, banues në Shkodër.
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Top Channel