Disa fshatra pa energji elektrike në Lezhë, vijon puna për hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora në Fan dhe Orosh

21/01/2024 09:06

Në bashkinë Lezhë

Situata paraqitet e qetë dhe pa nga strukturat e MC të kësaj bashkie nuk raportohen probleme në territor.

Bashkia Kurbin

Nuk raprtohen problrmatika deri në këto momente.
Në disa fshatra ka mungesë te energjise elektrike, për të cilat po punohet nga personeli i OSHEE për ti riparuar.

Bashkia Mirditë

Situata paraqitet e qetë pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës. Temperaturat janë shumë të ulëta të cilat variojnë -3 deri në 1 gradë.
Në nj. ad Kaçinar rruga ka ngrica të shumta, por e kalueshme me zinxhir në disa vende,
Energji elektrike nuk ka në fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf, Shëngjergj.
Ka prezence akulli ne rruget që lidhen fshatrat me Njesite Administrative dhe ne disa zona per shkak te erës jane krijuar grumbuj dëbore në rrugë ku pengon kalimin e mjeteve.

Ka filluar puna per hapjen e rrugeve te bllokuara nga dëbora në njësitë administrative Fan dhe Orosh.

Grupet e punës të OSSHE do të jenë në terren ku kanë bërë të mundur riparimin e defekteve të linjave elektrike të dëmtuara.
Nga policia e qarkullimit rrugor janë marr masat për monitorimin e qarlkullimit të mjeteve në akset ku qarkullohet vetem me zinxhir.

Mungese furnizimi me uji nuk raportohet.
Mbetemi ne kontakt per info te metejshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA