Zjarri shkrumboi konviktin studentor në Kinë, detajet: 13 të vdekur të moshave 9-10-vjeç

20/01/2024 11:54

Provinca e Henanit dhe e gjithë Kinai është tronditur nga lajmi i djegies së një shkolle fillore në këtë zonë, ku 13 persona gjetën vdekjen mes flakëve.

Agjencia e lajmeve Xinhua njoftoi se zjarri në shkollën private Yingcai, i raportuar mbrëmjen e së premtes, shkrumboi thuajse krejtësisht konviktin e nxënësve atje. Sipas saj veç 13 të vdekurve ka dhe një të  plagosur, i cili është duke marrë trajtim në spital.

Xinhua nuk e specifikoi nëse viktimat janë fëmijë, por një raportim të së përditshmes Hebai, pretendohet se një mësues ka konfirmuar se të gjithë të vdekurit janë nxënës të klasës së tretë, 9 ose 10-vjeçarë. Autoritetet lokale kanë nisur një hetim, në kuadër të të cilit është ndaluar e po merret në pyetje drejtori i shkollës.

Zjarret fatale në Kinë nuk janë të rralla, e kjo për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të ndërtesave dhe sigurisë. Në muajin nëntor, 26 persona humbën jetën nga një zjarr masiv që përfshiu një ndërtesë të përdorur kryesisht për zyra në qytetin Luliang në provincën Shanxi.

Ndërkohë, një zjarr në një spital të Pekinit prillin e vitit të kaluar i kushtoi jetën të paktën 29 personave, kryesisht pacientë. 12 persona u ndaluan në atë rast nga policia.  Pamjet rrëqethëse të atij zjarri, që tregonin njerëzit duke u ngjitur nga dritaret në njësitë e ajrit të kondicionuar për t’i shpëtuar flakëve, bënë xhiron e botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA