(VIDEO & FOTO)/ Bllokimi i aksit Prrenjas-Qafë Thanë! Policia informacion zyrtar: Bllokohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, drejtuesit e makinave…

20/01/2024 17:55

Reshjet me intensitet të lartë të dëborës dhe ngricat kanë bllokuar qarkullimin në aksin Prrenjas-Qafë Thanë.

Strukturat e DVP Elbasan kanë rritur prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.

Përmes një njoftimi, Policia e Elbasanit bënë me dije se në aksin rrugor “Librazhd-Qafë thanë” lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë, ndërkohë është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Për shkak të rënies së reshjeve të dëborës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë rritur prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.

Aksi rrugor “Librazhd-Qafë thanë” është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë. Njëkohësisht, shërbimet e Policisë janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje. 

Policia e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”- thuhet në njoftimin e Policisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA