Transportonin me kamion bagëti të imëta të kontrabanduara nga Greqia, në pranga 3 bashkëpunëtorët

20/01/2024 11:45

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme dhe Seksionin Operacional të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në inteligjencën informative, si rezultat i një pune hetimore të ndjekur me metoda proaktive prej 3-muajsh, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Rruga e fundit”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

– P. I., 53 vjeç, banues në Konispol;
– R. M., 39 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër,
– K. N., 32 vjeç, banues në Sarandë, veteriner.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi J. H., 25 vjeç, banues në Valare, Gjirokastër.

Shtetasi P. I. u arrestua pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Kardhiq-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Viroi”, duke drejtuar automjetin tip kamion, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan bagëti të imta të kontrabanduara nga shteti grek, dyshohet në bashkëpunim me shtetasit R. M. dhe J. H.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi K. N., me profesion veteriner, kishte ndihmuar këta shtetas për kontrabandimin, duke falsifikuar certifikatën veterinare të transportit të bagëtive të imëta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 141 bagëti të imta, kamioni me të cilin po transportoheshin dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA