Për situatën e reshjeve të borës në vend, ka reaguar dhe ARRSH përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se në Skuraj-Burrel ka pasur rënie gurësh dhe materialesh, të cilat janë pastruar menjëherë, duke mos krijuar vështirësi në qarkullim.
Ndërsa përsa i përket situatës në veri ARRSH shprehet se në terren janë borëpastrueset të cilat po ndihmojnë në hapjen e akseve rrugore. ARRSH këshillon që të gjitha automjetet të lëvizin me zinxhirë dhe goma dimërore.
“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim. Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intesitet dhe erë si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë.
Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Top Channel