Territori i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dendura në të gjithë territorin e Bashkisë së Dibrës.
Reshjet kanë filluar në orët e para të mëngjesit dhe deri tani në këto momente vazhdojnë me intensitet të lartë. Trashësia e dëborës në qytet arrin në 15 cm. Ndërsa në zonat e larta, Kalaja e Dodës, Selishtë, Grykë Nokë trashësia shkon deri në 25 cm.
Akset Peshkopi-Tiranë dhe Peshkopi-Kukës janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
“Policia Dibër/ Njoftim
Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijjuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murruzë, është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet.
Aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë.
Peshkopi-Kala e Dodës – Kukës lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.
Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112″, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel