Romeo ka komentuar përplasjen Roza-Meri.
Menjëherë pas vendosjes së klipit ku dukej qartësisht momenti, Roza ka dalë përballë banorëve për t’i parë të gjithë në sy si për t’jua përplasur në fytyrë që shuplaka që i dha Meri ishte e pamerituar.
Në atë moment Romeo i ka bërë thirrje të ulet, dhe ka sqaruar se të nxjerrësh Merin nga vetja nuk është shumë e vështirë, por edhe reagimi i Rozës përballë banorëve në Leaving duke bërë xhiro dhe recituar vjersha është i tepërt. Në kundërpërgjigje, Roza tha se me atë veprim fitoi kënaqësi.
Ledjoni: Roza më dëgjon?
Roza: Po, dua ti shoh të gjithë në sy.
Romeo: Po hajde o zemra, o shpirti, hajde ulu këtej. Unë dua ti them Klodit që unë nuk isha kundër Rozës për shpullën, unë kam qenë për gjërat e mija që Roza i di shumë mirë. Gjithashtu i kam thënë edhe Merit që mos mu sill sikur je e pafajshme, e pikuar. Ne i dimë të gjithë fajet e Merit, ma ka bërë edhe mua, na e ka bërë që të gjithëve.
Meri: Çfarë të kam bërë unë ty mor Romeo?
Romeo: Meri po flas unë tani. E ka bërë atë dhe e ka bërë pa të keq sepse nuk e kontrollon dot veten dhe nuk e kupton se këtu penalizohesh po t’ja bësh kështu me dorë. Nuk mendoj se është ndonjë vështirësi kaq e madhe që ta nxjerrësh Merin nga vetja, ta vësh aty te cepi dhe ta pyesësh për veten.
A ka gabime Meri? Patjetër që po, ka gabim. Po tani ky basti i madh të dalësh aty dhe të na recitosh vjersha, të bësh xhiro duke ngritur fustanin.
Roza: Jo, doja vetëm t’ju shihja në sy.
Romeo: Po hajde o zemra, hajde. E ça fitove?
Roza: Kënaqësi.
Top Channel