Përplasja në Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputeti i PS: Urdhrat vijnë nga Papafingo, nuk i zgjidhim dot hallet e atij burrit

20/01/2024 12:11

Nga Toni Gogu

Ajo që ndodhi në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-Gjiknuri është thjeshtë, shfaqja e radhës e luftës së gjelave tek ish Partia Demokratike.

Është e pamundur t’iu vish pas avazit kapriçove të protagonistëve të radhës, që zgjidhen nga Papafingot e arrestit, dhe nuk është fare çudi sesi masa e prokurorisë për ndalimin e komunikimit, nuk pengon urdhërat që arrijnë tek protagonistët duke përdorur valët e dashurisë për udhëheqësin që shkojnë e vijnë nga Papafingua.

Është e njëjta PD me emra të logjikshëm mes tyre, që nga njëra anë quan provokim prezencën fizike të Presidentit në sallë për të mbajtur fjalën e rastit e në anën tjetër insiston për mbajtjen e komisionit që drejton me prezencë fizike, në një kohë që gjithë komisionet e tjera zhvillohen online.

Prezenca dhe fjala e presidentit në Sallë është po aq kushtetuese sa edhe dëshira e deputetes së nderuar Flutura Açka për prezencë fizike të deputetëve në një mbledhje komisioni.

Vijmë tek Komisioni i Reformës Zgjedhore. Duhet të jemi të qartë! Papafingua nuk po bën betejë për reformën zgjedhore! Beteja e gjelave të opozitës bëhet jo për votimin në komisionin e reformës! Është betejë mes tyre se cili do administrojë të drejtën e vetos që gëzojnë bashkëkryetarët e Komisionit. A mund të na thotë njeri sesi mund t’i ndihmojmë ne në betejat e tyre që synojnë pronësinë mbi të drejtën për të bllokuar çdo votim në komision të reformës zgjedhore? Qëllimi është bllokimi, jo reforma!

Çfarë presin gjelat e opozitës? Që Rama të verë në dispozicion votat e maxhorancës duke zgjedhur që t’i dhurojë të drejtën e bllokimit ndonjërit prej Papafingove të opozitës? Janë 2 grupe tek ish-PD që bllokojnë njeri-tjetrin gjatë gjithë ditës dhe pastaj zihen darkave në çdo studio televizive se cili po ndihmon më shumë Ramën.

Skenat e sotme në Komisionin e Reformes janë identike me skenaret e zbatuar nga Papafingua kur zhvilloheshin zgjedhjet në Partinë Demokratike. Të dyja palët e zgjedhjeve në formacionin që akoma quhet PD. Sepse të dyja palët e zgjedhjeve të zhvilluara në PD synonin kaosin dhe jo zgjidhjen.

Eshtë e njëjta kulturë bllokuese tek të 2 grupet. Njëri grup kujton se po përdor muskujt dhe tjetri kujton se po përdor trurin kur abstenon pasi ka thirrur mbledhjen. Ne socialistet në këtë histori nuk i ndihmojmë dot. Ndaj sa herë që zonja Açka do thërrasë mbledhje me prezencë fizike, do shkojmë fizikisht në mbledhje. Sa herë të thërrasë mbledhje Alibeaj, ne do paraqitemi në mbledhje.

Fizikisht!

Ne jemi koshient dhe kuptojmë shumë mirë rolin e opozitës në procesin e reformës zgjedhore, ndaj do jemi aty fizikisht. Do presim me durim opozitën derisa të vetëzhbllokohet nga vetëshkaterrimi.

Në çdo tryezë!

Por mbi të gjitha në atë të reformës zgjedhore!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA