Sondazhi i ACP/Ipsos: Pesimizmi, çështja që po bashkon amerikanët në kohë polarizimi
Edhe pse jetojnë prej më shumë se një dekade në Gjermani, rreth 12 milionë njerëz atje ende nuk kanë një pasaportë gjermane dhe ligji i për nënshtetësinë i propozuar nga qeveria e i miratuar një ditë më parë, synon ta zgjidhë një ngërç të tillë.
Sipas këtij legjislacioni, ata që e sigurojnë vetë jetesën, mundet në të ardhmen të marrin pasaportën gjermane pas 5 dhe jo më 8 vjetësh. Ndërkohë, rastet e arritjes së një integrimi të veçantë siç mund të jetë angazhimi tek zjarrfikësit vullnetarë, ndihmon që pasaporta gjermane të merret edhe për tre vjet.
Po kështu e reja tjetër që ky ligj sjell është mundësia e nënshtetësisë së dyfishtë për të gjithë ata, që nuk janë qytetarë të BE. “Njerëzit që prej vitesh jetojnë këtu, kanë qasje të plotë tek e drejta demokratike për të votuar, pa e varur në gozhdë historinë e vet”, tha për gazetën “taz” Konstantin von Notz, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Të Gjelbërve, kundrejt gazetës “taz”.
Por unioni i CDU dhe CSU në opozitë e kritikon reformën e nënshtetësie. Deputeti i CSU dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Alexander Dobrindt e ka cilësuar këtë nismë si “një ofrim me çmim të lirë” të nënshtetësisë gjermane.
“Të ruhet vlera e nënshtetësisë gjermane” ishte titulli i një kërkese të grupit parlamentar konservator, ku vlerësohet si “tërësisht e gabuar” reforma. Aty theksohet se reforma e qeverisë injoron “krizën e emigracionit dhe problemet e integrimit”, ndërsa ligji konsiderohet si “zhvlerësim i nënshtetësisë gjermane”.
Unioni kërkon një projektligj, që “të drejtën e nënshtetësisë e zhvillon me kujdes dhe të orientuar nga realiteti”, ndërsa insiston se me këtë lëvizje, qeveria nuk ndryshon thjesht një ligj me nënshtetësinë, ajo ndryshon shoqërinë gjermane.
Top Channel