Microsoft njoftoi se e ka zbuluar origjinën e hakerimit të e-maileve të disa drejtuesve të lartë të tij.
Sipas gjigantit amerikan të softuerëve, sulmi ka nisur në fund të nëntorit dhe është zbuluar më 12 janar, dhe pas tij, qëndron një grup i lidhur me inteligjencën ruse. Hakerat duket kanë arritur të shkarkojnë disa dokumente që kanë qenë nëpër e-maile.
Kompania nuk sqaroi se kush është prekur saktësisht nga sulmi kibernetik, por përmendi vetëm “një përqindje të vogël të punonjësve”. Deri më 30 qershor, Microsofti numëronte rreth 221.000 të punësuar. Në deklaratën e kompanisë sqarohet se ajo ka arritur ta identifikojë origjinën e kërcënimit si Midnight Blizzard, aktor i sponsoruar prej shtetit rus, i njohur ndryshe edhe si Nobelium”.
Hakerat kanë shënjestruar fillimisht informacionin që lidhej me një grup më të ngushtë drejtuesish, dhe më pas e kanë shtrirë operacionin e tyre. Kjo nuk hera e parë që hakerat rusë ia dalin të depërtojnë në sistemet e Microsoft. Sulmet e sponsorizuara nga shteti, të cilët mund të rezultojnë në cenimin e të ndjeshme, kthehen në një rrezik më të madh sidomos gjatë periudhave të një konflikti të armatosur.
Ndërkohë lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon prej pothuajse dy vjetësh tashmë. Qeveria e SHBA dhe Microsoft e konsiderojnë Nobelium si pjesë të shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse SVR.
Top Channel