Fushë Arrëzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Kryetari i Bashkisë Hil Curri, në një postim në Facebook, tha se Ekipi i Emergjencave Civile bashkiake po punon për përballimin e situatës, ndërsa po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile Kombëtare.

Curri tha se Bashkia do t’u gjendet pranë banorëve në njësitë Iballë, Blerim, Fierze dhe Qafë Mali.

“Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën”, ka shkruar kryebashkiaku.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA