Një 38-vjeçar është vënë në pranga dhe një tjetër në kërkim për kontrabandim të mallrave në Pikën Kufitare të Kakavijës.
Në hyrje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip fugon me të cilin udhëtonte 38-vjeçari E. F nga Vlora.
Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhjetëra bizhuteri floriri dhe argjendi, qindra veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike, pjesë këmbimi për automjete, 6 llamba me fuqi të lartë dhe 10 bidona me lëndë pesticide, të cilat dyshohet se përdoren për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Furgoni dhe mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Bashkëpunëtori i tij R.L 33-vjeç po nga qyteti i Vlorës është shpallur në kërkim. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel