Të shtunën reshje shiu në të gjithë vendin! Agjencia e Mbrojtjes Civile në gatishmëri për të shmangur problematikat
19/01/2024 20:31
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka paralajmëruar reshje intensive shiu gjatë ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të vendin.
Sipas Peleshit, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.
“Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat. Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate”, shkruan Peleshi.
Top Channel