Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Athinë.

Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter, 70 km në verilindje të Athinës. Lëkundja u ndje në pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa pak më vonë u regjistruan paslëkundje, më të dobëta:  2.4 të shkallës Rihter në orën 4:24 (lokale), 20 kilometra në juglindje të Kymit dhe 3.1 të shkallës Rihter në 4:33, 21 kilometra. në lindje – juglindje të Kymit.

Sipas asaj që tha zëvendësdrejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, Vassilis Karastathis, lëkundjet u regjistruan në një zonë të njohur për lëkundje.

Aktualisht, po verifikohet nëse ka dëme materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA