Pse nuk shkoi Alibeaj në komisionin e reformës zgjedhore? Basha: Nikolla dhe Rama kishin gati skenarin

19/01/2024 18:40

Kreu i PD-së, Lulzim Basha sqaroi se përse bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, nuk ishte prezent sot në mbledhjen e parë për komisionin e reformës zgjedhore.

Në konferencën me gazetarët, Nikolla dhe Rama kishin skenar që të krijonin një tjetër përplasje mes demokratëve, si ajo mes Bardhit-Nokës e Açkës.

“Është detyrë e qeverisë të garantojë funksionalitetin e komisionit, Nikolla dhe Rama kishin plan të krijonin një përplasje si ajo që ndodhi para dy ditësh dhe pastaj të fërkonin duart. E kanë me shkrim kërkesën e Alibeajt të garantojnë funksionalitetin e komisionit, ne s’jemi as polici e gardë, është përgjegjësi e Kuvendit që të garantojë funksionalitetin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk e dua Reformën, po duan të thonë nuk e bëjmë për shkak të opozitës, por ne nuk bëhemi pjesë e kësaj loje”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA