Pas sulmeve me raketa dhe dron, rivendosën marrëdhëniet diplomatike Pakistan-Iran

19/01/2024 19:56

Pakistani dhe Irani kanë rivendosur lidhjet diplomatike, pas sulmeve me raketa dhe dronë mbi bazat e militantëve në territorin e njëri-tjetrit.

Si rezultat i sulmeve kokë më kokë, Irani dhe Pakistani tërhoqën ambasadorët e tyre nga kryeqytetet përkatëse. Të dy ambasadorët tani pritet të kthehen në postet e tyre pas bisedimeve.

Irani tha se sulmet e së enjtes vranë nëntë persona në një fshat kufitar në territorin e tij, duke përfshirë katër fëmijë. Pakistani nga ana tjetër deklaroi se një sulm iranian gjatë së martës vrau dy fëmijë. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Irani mbi bisedimet.

Gjatë ditës së sotme Pakistani shprehu gatishmërinë e tij për të punuar me Iranin për “të gjitha çështjet”, pas thirrjejes midis ministrave të tyre të jashtëm.

“Ministri i Jashtëm Jilani shprehu gatishmërinë e Pakistanit për të punuar me Iranin për të gjitha çështjet bazuar në frymën e besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Ata ranë gjithashtu dakord për de-përshkallëzimin e situatës. U diskutua gjithashtu për kthimin e ambasadorëve të dy vendeve në kryeqytetet e tyre përkatëse”, tha Ministria e Jashtme pakistaneze, sipas BBC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA