Grupi terrorist Houthi tha se nuk do të sulmojë asnjë anije mallrash kineze dhe ruse.
Ai pohoi se ato do të kalojnë të sigurta në Detin e Kuq për sa kohë nuk do të kenë lidhje me Izraelin. Grupi islamik që mbështetet nga Irani i bëri deklaratat për një portal rus.
Edhe pse lufta në Gaza është në qendër të deklaratave të këtij grupi, pre e sulmeve kanë rënë dhe shumë anije të kompanive më të mëdha të eksportit të cilat nuk kanë lidhje me këtë situatë. Kjo gjë i ka detyruar ato që të ndryshojnë rrugën dhe të mos kalojnë më përmes detit të kuq. Kjo gjë ka sjellë shtim kostosh për por dhe rrugë më të gjatë. Të gjitha anijet po kalojnë nga Afrika.
Për shkak të sulmeve të vazhdueshme SHBA dhe Britania ndërmorën sulme kundër disa bazave të grupit rebel në Jemen. Ndërkohë të enjten u hodhën raketa balistike në drejtim të një anije amerikane. Veprim që solli kundërpërgjigjen e forcave ushtarake të SHNA që goditën të tjera zona të grupit terrorist.
Top Channel