Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur këtë mëngjes në Kryesinë e Kuvendit.

“Sot, e premte, ora 10:00, do te zhvillojmë mbledhjen e Grupit, në sallën e Kryesisë së Kuvendit”, njoftoi më herët Gazment Bardhi.

Mbledhja zhvillohet dy ditë pas përplasjeve në Komisionin e Medias, kur Gazment Bardhi dhe Flamur Noka sulmuan verbalisht Flutura Açkën.

Për këtë incident, por edhe për zhurmën në seancën e të hënës, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është duke u përpiluar kërkesa për ndëshkimin e dy deputetëve demokratë, e cila do ti dërgohet këshillit të Etikës dhe Mandateve.

Sipas socialistëve, Bardhi dhe Noka plotësojnë kushtet për të kërkuar masë ndëshkuese bazuar në rregulloren e re të kuvendit. Në të tilla kushte Gazment Bardhi dhe Flamur Noka mund të dënohen nga 30 deri 60 ditë përjashtim nga parlamenti.

Në seancën e të hënës, deputetët demokratë evituan përdorimin e flakadanëve gjë e cila do ti çonte automatikisht në ndëshkime 60 ditore. Ata zgjodhën një metodë të re bllokimi të punimeve të kuvendit, atë të zhurmë-prodhimit nga një aplikacion i instaluar në telefonat smart e amplifikuar zhurmën në sallën e kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA