Babai plagos me thikë djalin 19-vjeçar në Fushë Arrëz, policia jep detajet
19/01/2024 14:49
Një 55-vjeçar ka plagosur me thikë djalin e tij 19-vjeçar në Fushë Arrëz.
Gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 55-vjeçari A.M., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç.
I plagosuri i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel