“Ilir Beqajn e shihni rëndom rrugëve të Bllokut”, Noka: Rama dhe SKAP kanë lënë të lirë qindra kriminelë dhe vrasës

19/01/2024 17:40

Deputeti Flamur Noka në një takim me kryetarët e degëve të Rithemelimit tha se SPAK ka lënë të lirë qindra kriminelë, ndërsa u shpreh se nuk do të dorëzohen duke i dal në mbrojtje Sali Berishës.

“SKAP-i i partisë pa asnjë argument ligjor ndalon një deputet të Parlamentit njëherësh kryetar opozite të jetë përfaqësues i të zgjedhurve të vet, ndërkohë ju dhe çdo qytetar shihni rëndom Ilir Beqajn rrugëve dhe rrugicave të bllokut të shëtisë i lirshëm.

Drejtësia e re e ndaloi Sali Berishën që të perfaqësojë shqiptarët. E penguan Berishën sepse ai iu kujton çdo ditë sesi Partia e Rilindjes dhe SKAP i partisë kanë lenë të lirë qindra kriminel dhe vrasës dhe të korruptuar që po vjedhin taksat e shqiptareve.

E pengojnë edhe opozitën reale që të marrë vendin që i takon me ligj edhe me komisionin e reformës zgjedhore. Rama dhe banda e tij na pengojnë të bëjmë detyrën tonë për të cilin jemi votuar, por në misionin tonë nuk na ndalin dot, as Berishën as PD, as opozitën dhe as shqiptarët. Nuk na ndalojnë, nuk na nënshtrojnë, ne nuk dorëzohemi, ne do të fitojmë.

Mblidhemi prej 20 ditësh pa ndërprerje. Pavarësisht se ka qenë ftohtë, pavarësisht shiut ne mblidhemi te rruga e shpresës për t’i thënë Berishës se nuk je vetvetja po për ti thënë që na përfaqëson ne dhe e kemi për detyrë për mos të lënë vetëm. Për t’i thënë Ramës që do vijë ora e përballjes tënde por ti do jesh brenda katër mureve të vilës në Surrel po do përfundosh në muret e qelisë.

Pas daljes në opozitë Berisha ka denoncuar dhe vazhdon të denoncojnë me shumë se gjithë të tjerët aferat personale të ministrave dhe Edi Ramës. Lufta ndaj Berishës është luftë kundër betejës pa kompromis.

Sot jemi dëshmitar që brenda 3 vitesh nuk u paraqit asnjë fakt, ç’ka dëshmoi që Berisha është ai që çdo shqiptar e njeh, i pakorruptueshëm nga askush dhe nga asgjë. Se u faktua i tillë dhe me akuza fallco jo vetëm që nuk u rrëzua po u rikthye në krye të PD për të shpëtuar opozitën.

Dosja e klubit “Partizani” është Piramida më e madhe dhe e turpshme e falsifikim dhe mashtrimit, ku e sajuan.  Makthet e Ramës nuk do të mund të bëhen projekti i zhbërjes së Shqipërisë. Është Edi Rama ai që po i detyron shqiptarët të votojnë me këmbë, pra të ikin nga Shqipëria. Nuk ka vend në këtë Shqipëri për fëmijët tani. Është beteja mes Berishës dhe Ramës dhe ne duhet të zgjedhim. Ju ftoj të mos dorëzohemi. Për një projekt për një Shqipëri normale”, tha Noka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA