U dogj i gjallë në kasolle, Policia zbardh detaje: Shkaku i zjarrit ishte…

18/01/2024 08:58

Të tjera detaje dalin në dritë ngjarja e rëndë në fshatin Oseckë të Kolonjës, ku një 40-vjeçar humbi jetën pasi u dogj në kasollen e tij.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkaku i zjarrit ka qenë lënia ndezur e një qiriu për ndriçim.

“Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur  të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes”- thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se, ka qenë vëllai i viktimës që ka lajmëruar Policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për të kasollja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA