U arrestua gjatë operacionit të SPAK, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e ish shefit të policisë Kurbin
18/01/2024 15:40
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e ish shefit të policisë Kurbin, Dritan Metaj, i cili kërkoi masë më të lehtë sigurie.
Ish-shefi i komisariatit bëri rekurs në gjykatën e Lartë për vendimin për lënien e tij në burg nga Apeli i GJKKO nën akuzën se ka ndihmuar trafikantin Gëzim Çela në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.
Ai akuzohet se ka ndihmuar Gëzim Çelën që ky i fundit, si një person i shpallur në kërkim, të mos kapej nga forcat e policisë.
Dritan Metaj, ish-shefi i komisariatit të Kurbinit u arrestua më 9 tetor pas një megaoperacioni të zhvilluar nga SPAK në disa qytete të vendit.
Top Channel