Studiuesit nga Instituti Hot or Cool i Berlinit zbuluan se pesë veshje duhet të blihen çdo vit në mënyrë që të përputhen me qëllimin e ‘Marrëveshjes së Parisit’ për ndryshimet klimatike, pra me raportin për ngrohjen globale prej 1.5 ºC.

Nëse pesë artikujt në vit vendosen në kontekst, kjo do të thotë se vetëm klientët, për shembull, në Britaninë e Madhe, në disa raste do të duhet të reduktojnë konsumin e tyre deri në 80%.

Luka Koseme, kreu i programit kërkimor në Institutin ‘Hot or Cool’, i tha Vogue se aktualisht është normale të konsumosh modën në një mënyrë që është vërtet e tepruar.

Nuk është çudi që klientët në vendet më të pasura shpenzojnë më shumë. Hulumtimi ka treguar se Australia, Japonia, SHBA dhe Britania e Madhe kanë gjurmën më të lartë të karbonit për banor kur bëhet fjalë për shpenzimet e modës.

Nga ana tjetër, jashtë grupit të vendeve anëtare të G20, India, Brazili, Kina, Turqia dhe Indonezia kanë gjurmën më të ulët të karbonit për frymë. Studiuesit arritën në përfundimin se një garderobë “e mjaftueshme” përbëhet nga 74 veshje dhe gjithsej 20 kombinime veshjesh.

Ndërkaq, rikujtojmë se hulumtimi i ri i Agjencisë së Pronësisë Intelektuale të BE-së (EUIPO) ka treguar se prodhuesit evropianë të veshjeve, kozmetikës dhe lodrave kanë pësuar humbje vjetore në shitje prej rreth 16 miliardë euro si rezultat i produkteve të falsifikuara. Rreth 200 000 vende pune janë humbur gjithashtu si rezultat i këtij mashtrimi.

“Mallrat e falsifikuara shkaktojnë kosto reale për konsumatorët, për markat dhe për ekonomitë tona. Ky studim i fundit tregon kostot reale përsa i përket shitjeve të humbura dhe vendeve të punës në BE”, tha drejtori ekzekutiv i EUIPO, João Negrão.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA