Shqyrtohet kërkesa e deputetëve të opozitës në Gjykatën Kushtetuese, protestë kundër marrëveshjes së emigrantëve me Italinë
18/01/2024 10:57
Një grup të rinjsh nga Lezha po protestojnë sot para Gjykatës Kushtetuese, teksa po diskutohet marrëveshja me Italinë për emigrantët.
Ata janë kundër ngritjes së një kampi për refugjatët në Shëngjin, ashtu siç edhe e përcaktonte marrëveshja e lidhur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij, Giorgia Meloni.
Ata kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes, pasi sipas tyre ishte antikushtetuese dhe precedent i rrezikshëm.
Sot Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.
Top Channel