Një 39-vjeçar është vënë në pranga për shitje kanabis dhe një 40-vjeçar nën hetim në Berat.
Në kudër të megaoperacionit “Tempulli” u bë e mundur gjetja e një sasie lënde kanabisi në banesën e 39-vjeçarit E. K, ndërsa banesën e të proceduarit R. K, u gjetën pesë fishekë armë gjahu.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas tw dy banues në Roskovec bashkëpunonin për të siguruar sasi të lëndës kanabis e cila më pas ndahej në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.
Lënda narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për të identifikuar shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel