Ka nisur seanca paraprake për ish-zëvendëskryeministrit Arhmen Ahmetaj, i cili akuzohet për veprën e shpërdorimit të detyrës për të ashtuquajturën çështja ‘Buka’.

Në GJKKO ka mbërritur dhe avokati i tij.  Seanca do mbahet me dyer të mbyllura.

Arben Ahmetaj si ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë u vendos nën hetim për dosjet e inceneratorëve, pas këqyrjeve në një kompjuter që i përket biznesmenit Klodian Zoto, i cili rezultoi se kishte paguar e prenotuar udhëtime luksoze për ish funksionarin, vlera e të cilave u llogarit nga SPAK në shumën e 34 mijë eurove.

SPAK i referohet një sërë dëshmish të biznesmenëve që tregojnë se vilat në Palasë dhe në Hamallaj janë të lidhura me Arben Ahmetajn ndërkohë që nga një telefon blackberry i sekuestruar janë përftuar mesazhe dhe komunikime edhe me persona të tjerë, zyrtarë ish-zyrtarë dhe biznesmenë.

Pak ditë më parë Ahmetaj humbi dhe mandatin e deputetit, pasi prej gati 6 muajsh nuk u paraqit në Kuvend, ndërsa vendin e tij e zuri Plarent Ndreca.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA