Rama takim me Unionin Social-Kristian në Bavari: Shqipëria, shembull suksesi në rajon! Forcim të marrëdhënieve me Gjermaninë

18/01/2024 11:49

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Unionin Social-Kristian në Bavari.

Me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili thotë se këtë ftesë do ta përdorë për ti  adresuar lidershipit të  Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht.

Deri vetëm pak vite më parë, thotë kryeministri do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike.

Rama: Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturorShqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA