Princesha Catherine iu nënshtrua një operacioni, William viziton bashkëshorten e tij në spital (Foto)

18/01/2024 17:06

Princi i Wellsit ka vizituar gruan e tij Catherine në spital, pasi iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal e tashmë po merr trajtim në spital.

Princesha e Wellsit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se prej dy netësh ndodhet në një spital privat.

Pallati Kensington zbuloi pasditen e djeshme se princesha i ishte nënshtruar një operacioni në bark. Bashkëshorti i saj, Princi William, u pa duke u larguar nga hyrja e pasme e spitalit në Londrën qendrore.

Detajet specifike të procedurës së Catherinës mbeten private, por asaj di t’i duhen muaj të tërë për të marrë veten dhe për t’iu rikthyer punës në Palllatin Mbretëror.

Princesha u pa për herë të fundit në publik gjatë Krishtlindjeve, gjatë kohës kur ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Princi William shkon me makinë për të vizituar Katerinën

Nga ana tjetër në spital pritet të nisë një trajtim mjekësor edhe Mbreti Charles III, për shkak të problemeve me prostatën. Gruaja Mbretëreshë Camilla deklaroi se bashkëshorti i saj është mirë me shëndet.

“Ai është mirë, faleminderit shumë”, tha ajo kur u pyet teksa bënte një vizitë në Aberdeen këtë të enjte në mëngjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA