Për shkak të situatës së përkeqësuar të situatës hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj në orën 8:00 të ditës së sotme është ndaluar lundrimi i të gjitha mjeteve të vogla lundruese si dhe peshkarexhave, duke marrë masa për sigurimin e tyre.
Në drejtimin Jug-Jug-Lindje era do jetë me shpejtësi deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7-8 balle me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.
Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës 18.01.2024.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete sot nuk do të operojnë sipas destinacioneve deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.01.2024.
Top Channel