Moti i keq përfshin edhe Durrësin/ Pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe ato të peshkimit

18/01/2024 13:00

Përkeqësimi i motit në vendin tonë ka përfshirë dhe gjirin e Durrësit, ku anijet e tonazhit të vogël dhe flota e peshkimit kanë pezulluar lundrimin në pritje të qetësimit të detit.

Era e fortë ka shkaktuar dallgë të mëdha në det të hapur me forcë deri në 7 ballë. Për këtë arsye autoritetet portuale kanë ndaluar përkohësisht lundrimin për të parandaluar incidentet.

Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar kanë vijuar të operojnë normalisht.

Për shkak të kësaj situate, edhe në Vlorë kapiteneria vendosi që të mos lejojë daljen në det të peshkarexhave dhe mjeteve të vogla lundruese.

Autoritetet portuale kanë kërkuar nga të gjithë drejtuesit e këtyre anijeve që të marrin masa deri në përmirësimin e kushteve meteorologjike. Po ashtu gjatë kësaj të premteje edhe anijet e transportit ndërkombëtar nuk do të operojnë sipas linjave përkatëse për shkak të motit të keq.  Nga era e fortë në disa zona të Vlorës pati dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA