Komisionet Hetimore, reagon Basha: Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot…

18/01/2024 18:40

Kreu i Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka reaguar dekretimit të ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore Parlamentare nga presidenti Bajram Begaj.

Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës. Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër.

Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive. Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot”-thuhet në reagimin e Bashës.

Presidenti Bajram Begaj vendosi sot dekretimin e ligjit për komisionet hetimore. E gjithë opozita i kërkoi Presidentit të Republikës mos dekretimin e ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore. Një mos dekretim mund të shërbente për zhbllokimin e kaosit parlamentar nga ku opozita si kërkesë parësore ka pikërisht ngritjen e 8 komisioneve hetimore të refuzuara nga shumica socialiste.

Por mesditën e të enjtes kreu shtetit Bajram Begaj dekretoi ligjin për “Funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” duke mos marrë në konsideratë kërkesën e opozitës. Këtë dekretim presidenti e shoqëroi me një argumentim të gjatë sa teknik por edhe politik duke theksuar se nuk ka gjetur shkelje të Kushtetutës. Kthimi i ligjeve për shqyrtim thotë presidenti nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA