Përpara politikanëve dhe liderëve të biznesit të mbledhur në Forumin botëror të ekonomisë në Davos të Zvicrës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi rreziqe të mëdha nëse vonohet për Ukrainën ndihma e Perëndimit që jep lodhjeje në mbështetjen e saj pas gati dy vitesh pushtimi të Rusisë.
“Do të ketë një krizë masive për të gjithë Europën”, paralajmëroi ai.
“Kushdo që mendon se kjo ka të bëjë vetëm më ne, se ka të bëjë vetëm me Ukrainën, e ka thellësisht gabim. Ukraina do të vazhdojë luftën, por ndihmë financiare, Rusia mund të na mposhtë. Dhe në momentin që mposhtin Ukrainën, do të jetë lufta në mes të NATO-s dhe Rusisë”, u shpreh Zelensky.
Zelensky konfirmoi pretendimet e përpara disa ditëve të gazetës gjermane Bild se Vladimir Putin e ka vërtet në mendje një sulm kundër aleancës ushtarake. Ai hyri më në detaje sa i takon mungesës së ndihmës së Perëndimit, duke argumentuar se kjo do të sjellë dobësimin në fushëbetejë, për shkak të mungesës së artilerisë.
“Në rast të humbjes së Ukrainës, Europa, jo vetëm që do të kërcënohet nga valë të reja refugjatësh, por do të ndalen edhe furnizimet me grurë dhe rrymë”, u shpreh ai. Sipas të dhënave të Institutit për Ekonomi Botërore, Kiel, Ukraina ka marrë deri tani nga perëndimi një ndihmë totale në vlerën e 340 miliardë dollarëve, ndërsa vazhdimësia e saj konsiderohet e një rëndësie kyçe për vazhdimin e mbrojtjes së territorit.
Top Channel