Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të vidhte një lokal në Tiranë në rrugën “Pjetër Bogdani”.
Gjatë operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, u arrestua K. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Policia zbardhi dhe dokumentoi 4 vjedhje të tjera të kryera nga ai gjatë muajve të fundit.
Gjithashtu u sekuestruan shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete, pinca, kaçavida dhe sende të tjera që autori i përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”. Ky shtetas, ditën e djeshme, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një lokal, në rrugën “Pjetër Bogdani”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme’, sipas policisë.
Top Channel