Zbardhet identiteti i tre rumunëve që vodhën 4 milionë lekë duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike të bankave, kartave të klonuara në dy institucione bankare në Tiranë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se autorët janë: Florin Oprinoiu
Marian Mihai
Adrian Simoiu

Policia ka identifikuar 6 raste me autorë rumunët. 2 prej rasteve kanë mbetur në tentativë. Vjedhjet janë shënuar gjatë fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit. Në disa raste janë dëmtuar dhe ATM-të. Rumunët janë kapur nga kamerat e sigurisë duke lëvizur me makinë në bankomatet që piketonin. Kanë tentuar të vjedhin dhe në monedhën euro, por nuk kanë mundur.

Vjedhjen e fundit ata e kanë bërë në 6 Janar dhe në datën 7 janë larguar nga Shqipëria. Më 6 Janar, Policia ofroi 5 mijë euro shpërblim për çdo informacion që do të çonte në identifikimin e autorëve. Me identifikimin e tyre, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me palën rumune për arrestimin e tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA