FOTOT/ Grabitën 4 mln lekë në dy banka, Policia ofroi 5 mijë euro shpërblim për “kokën” e rumunëve

18/01/2024 09:01

Të tjera detaje dalin në dritë nga grabitja e dy bankave në Tiranë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se Policia kishte ofruar 5 mijë euro shpërblim më 6 Janar për çdo informacion që do të çonte në identifikimin e autorëve.

“Ditën e sotme, më datë 06.01.2024, jemi njoftuar për një vjedhje, të mbetur në tentativë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve, në një institucion financiar në kryeqytet.Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar pamjet filmike me fotot e autorëve të dyshuar.DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 41 55 554, dhe +355 69 41 12 208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”- thuhej në njoftimin e Policisë.

Tre rumunët vodhën 4 milionë lekë duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike të bankave, kartave të klonuara në dy institucione bankare në Tiranë. Me identifikimin e tyre Policia po bashkëpunon me palën rumune për arrestimin e tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA