Rasti i Ksamilit, nuk është i vetmi në Rivierën shqiptare ku përplasen kërkesat e komuniteteve fetare dhe qytetarëve.
Një sipërfaqe e madhe prej 134 ha tokë në Borsh të Sarandës, është pronë e regjistruar në emër të komunitetit mysliman. Por, çuditërisht prona rezulton me tituj pronësie edhe nga banorë të fshatit. Çështja është në ngërç dhe nuk mund të zgjidhet pa një vendim gjykate të formës së prerë. Pyetja që ngrihet natyrshëm është se kush ka kopsitur letrat për të përfituar mbi një pronë me vlerë miliona euro…?!
Një tjetër pronë me sipërfaqe 213 ha në fshatin bregdetar të Qeparoit, është regjistruar me tituj pronësie në emër të komunitetit mysliman. Por, banorë të zonës kanë në të njëjtën kohë tituj pronësie për tokën që pretendohet nga komuniteti mysliman. Nuk dihet se si ka lindur problemi, por, ajo që konkludohet sërish është se dikush ka abuzuar që ka krijuar këtë situatë konfuze.
Konfliktet në bregdeti ne Vlorës, nuk duken fort rastësore. Vitet e fundit, në Kadastrën e Vlorës janë ndërruar të paktën 14 drejtorë. Disa prej tyre, qëndronin në detyrë pak ditë apo javë. Motivet ishin të qarta. Në tryezë kishin praktika të ngjashme me këto më sipër ku zgjidhjet e çështjeve me dhimbje në favor të njërës palë, mund ti ekspozonin drejt prangave. Së fundi, zyrat e kadastrës së Vlorës u mbyllën.
Në dyert e drejtësisë, janë zhvilluar procese të shumta. Madje, konflikte të tilla gjyqësore mes komuniteteve dhe qytetarëve, apo mes dy komuniteteve, janë zhvilluar edhe në Tiranë. Pra, konfliktet përherë konstatohen në zona bregdetare apo në kryeqytet, ku vlerat janë mjaft të larta.
“Bashkësitë fetare kanë pas edhe gjyqe ndërmjet tyre. Kam parasysh gjyqin ndërmjet komunitetit mysliman dhe halvetive për një pronë që gjendet diku aty pas vendit ku ishte shatorja diktatorit… gjyqin e fituan halvetitë dhe hynë në bashkëpunim me biznesin dhe fituan… gjyqet kanë zgjatur shumë dhe kanë sjellë lodhje e problematika. Bashkësitë fetare ndërkohë janë në vështirësi fetare sepse nuk aknë biznese dhe nëse skanë mundësitë të zhvillojnë pronat e tyre ato nuk kanë të ardhura dhe nuk kanë mundësi të mbajnë klerikët”- u shpreh Ilir Dizdari, ish-drejtues i Komitetit Shtetëror të Kulteve.
Top Channel