Pesë persona u ndaluan nga policia greke për vrasjet e Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis.
Top Channel mëson se në pranga përfunduan dy gjeorgjianë ndërsa u shoqëruan tre të tjerë, mes të cilëve dhe një shqiptar.
Burime thanë për Top Channel se shqiptari i përfshirë në këtë vrasje, ndodhet i arrestuar në Mal të Zi nën akuzën e trafikut të armëve të zjarrit. Banesa e tij në Athinë u bastis nga autoritetet të cilët gjetën prova që e implikojnë në këto dy ngjarje kriminale.
Ndërkohë të ndaluarit e tjerë po merren në pyetje ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se ata kanë luajtur rolin e ekzekutorëve. Aksioni u zhvillua mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa policia përdori dhe helikopterë si dhe dronë për kapjen e tyre. Deri më tani dyshohet se ekzekutimet e Skafturos dhe Rubetis janë kryer për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale për çështjen e kontrabandës së naftës dhe cigareve.
Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto dy ngjarje kriminale. Mësohet se veç personave të ndaluar policia greke është vendosur edhe në kërkim të disa të personave të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit. Burime policore thanë gjithashtu se arrestimet nuk kanë lidhje me ekzekutimin e pak ditëve më pare, ku një tjetër eksponent i mafies greke, Vangjelis Zabunis u ekzekutua me 97 plumba një pikë karburanti.
Top Channel