DETAJET/ Shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-kolumbian në Spanjë, gjashtë të arrestuar, mes tyre një grua

18/01/2024 10:15

Një grup kriminal është shkatërruar nga policia e Valencias në Spanjë, ndërsa gjashtë persona ranë në pranga.

Në kuadër të operacionit “BOAN”, janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre edhe një grua me shqiptaro-kolumbiane, të dyshuar për trafik droge, pastrim parash, mashtrim me energjinë elektrike dhe anëtarësim në organizatë kriminale,

Sipas medias spanjolle, hetimi nisi kur policia zbuloi një konteiner mbeturinash me 36 kg marijuanë.

Gjatë hetimit, u konstatua se organizata kishte një hierarki të fortë, me drejtuesin e saj që bënte udhëtime mujore në Londër, ku kishte edhe vendbanimin e tij.

Në mesin e muajit dhjetor janë kryer pesë kontrolle në dy banesa, dy magazina industriale. Në total u gjetën 125 kg marijuanë, një pistoletë dhe 4000 euro cash.

Përveç kësaj, të gjitha furnizimet e nevojshme për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës.

Operacioni rezultoi në arrestimin e 5 burrave dhe një gruaje, nga 41 deri në 55 vjeç, të kombësisë shqiptare dhe kolumbiane.

Ata akuzohen për këto krime kundër shëndetit publik, pastrim parash, anëtarësim në organizatë kriminale dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA