Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi se reformat në ligjet rreth pronësisë së armëve janë të nevojshme për të siguruar që nuk do të ketë sulme nëpër shkolla.
Në një deklaratë të lëshuar pas raportit të Departamentit të Drejtësisë për të shtënat që kanë ndodhur, Biden kujtoi sulmet të ndodhura më përpara, ku u ndal tek ngjarja e nodhur në maj të 2022 në Teksas, ku mbetën të vrarë 21 studentë.
Ndër ndryshimet në ligj që Biden propozon janë kontrolle intensive dhe ndalim i armëve sulmuese, përfshirë ato me kapacitet të lartë.
Një raport i mëparshëm nga ligjvënësit e Teksasit në vitin 2022 arriti në konkluzione të ngjashme, se policia e dështoi në parandalimin e ngjarjeve dhe shpëtimin e jetëve.
BBC shkruan se familjet e viktimave do të duhet të presin ende për një hetim penal mbi përgjigjen e policisë që do të vazhdojë në 2024, sipas Prokurores së Qarkut Uvalde, Christina Mitchell.
Top Channel