Aksident në Pukë, makina bie në lumin Fan, dy të plagosur
18/01/2024 13:11
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë të enjte në Pukë.
Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Top Channel