30/12 17:34
Deputetët opozitarë janë përplasur këtë të mërkurë në Komisionin e Mediave.
Grupi i Berishës dhe i Bardhit janë kundër mbajtjes së komisionit deri në plotësimin e kërkesave të tyre si deputetë për komisionet hetimore.
Ata kundërshtojnë pjesëmarrjen në komision të deputetëve të grupimit të Bashës.
Ndërsa Flutura Açka drejtonte mbledhjen si kryetare e Komisionit të Mediave, dy grupimet, ajo e Berishës dhe Bardhit kanë hyrë dhe kundërshtuar mbledhjen dhe më pas ndezur zhurmuesin.
Gaz Bardhi-Flutura Açkës: Deklarohu në mazhorancë, turp ke marr votën e demokratëve.
Top Channel