Forcat izraelite po lëvizin drejt spitalit më të madh në Khan Younis, duke nxitur pacientët dhe banorët e e Gazës të strehuar aty që të largohen, sipas mjekëve ndërkombëtarë që punojnë atje dhe gazetarëve vendas.
“Spitali po dridhet dhe ka panik”, tha një mjek amerikan në një mesazh zanor dërguar CNN nga spitali Al Nasser, në të cilin dëgjohej zhurma e armëve në sfond.
Më parë, ushtria izraelite tha se Hamasi kishte kryer së fundmi një sulm drejt Izraelit nga brenda kompleksit të spitalit. Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për shfrytëzimin e civilëve si mburoja njerëzore duke përdorur spitalet dhe zonat përreth si objekte ushtarake.
Kjo vjen pasi ministri izraelit i mbrojtjes tha se faza intensive e ofensivës së tij ushtarake në Gaza “do të përfundojë së shpejti”, ndërsa shefi i ndihmës së OKB-së paralajmëroi se lufta e Izraelit ka sjellë urinë në Rripin e Gazës me “shpejtësi kaq të jashtëzakonshme”.
Të paktën 10,600 fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha të martën Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve prej 24,285 përfshin gjithashtu 7,200 gra dhe 1,049 të moshuar, tha ministria.
Dy burra izraelitë të mbajtur peng në Gaza që nga 7 tetori dhe të paraqitur në videot e fundit të publikuara nga Hamasi kanë vdekur. Kibbutz Be’eri njoftoi vdekjen e Yossi Sharabi dhe Itai Svirsky në deklarata të veçanta. Izraeli ka akuzuar Hamasin për përdorimin e “vuajtjeve psikologjike” duke publikuar video të pengjeve.
Katari tha se ka ndërmjetësuar një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit që do t’i dërgojë barnat pengjeve izraelite në Gaza në këmbim të dërgimit të ilaçeve dhe ndihmës humanitare për civilët palestinezë. Të afërmit e më shumë se 100 pengjeve të mbetura që besohet se janë gjallë në Gaza kanë bërë thirrje që ilaçet t’u kalohen të dashurve të tyre.
Top Channel